
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Juventus ka nisur kontaktet për transferimin e Edon Zhegrovës nga Lille, si alternativë për të zëvendësuar Nico González. Sipas raportimeve nga JuveFC, klubi bardhezi po mendon të shesë González, për të cilin interes konkret ka shfaqur Atlético Madrid, dhe më pas të hapë rrugën për afrimin e yllit kosovar.
Zhegrova, i cili shkëlqen në Ligue 1 që nga viti 2022, ka ngjallur interes edhe nga Olympique Marseille, që konsiderohet favorit në garën për kartonin e tij. Juventus, megjithatë, ka intensifikuar kontaktet me agjentët e lojtarit dhe me klubin francez, ndërsa vlera e mundshme e transferimit vlerësohet në 20 deri në 25 milionë euro.
Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka konfirmuar se bisedimet mes palëve kanë nisur, duke e bërë të qartë se Juventus e sheh 26-vjeçarin si një investim serioz për repartin ofensiv. Nëse bardhezinjtë arrijnë të përmbyllin shitjen e González, gjasat për ta parë Zhegrovën në Torino rriten ndjeshëm, edhe pse konkurrenca nga Marseille mbetet e fortë.