Aktorja Zoë Kravitz i ka dhënë pesë yje albumit të ardhshëm të shoqes së saj, Taylor Swift, The Life of a Showgirl. Gjatë një interviste për filmin e saj të ri Caught Stealing, Kravitz tha se kishte dëgjuar pjesë nga albumi dhe e përshkroi si “fantastik”.
“Pa asnjë këngë për t’u kapërcyer,” u shpreh ajo, duke shtuar se për Taylor-in kjo nuk është ndonjë çudi.
Swift dhe Kravitz janë shoqe prej gati një dekade, që nga një darkë e përbashkët në Nju Jork, dhe kanë ruajtur lidhje të ngushtë – madje kaluan karantinën së bashku në vitin 2020.
Taylor Swift e njoftoi albumin e ri me 12 këngë javën e kaluar gjatë paraqitjes së saj në podcastin New Heights, ku ishte e ftuar bashkë me partnerin e saj, Travis Kelce.
“Ky album flet për atë që po ndodhte brenda meje gjatë gjithë turneut Eras, i cili ishte kaq i gjallë dhe plot energji,” tha ajo.