Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

FSK hap konkurs për akademinë ushtarake në SHBA

Vendi  |  20.08.2025 Ora 7:40   

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njoftojnë të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara se më 25 gusht 2025 do të hapet konkursi për pranimin e kadetëve të rinj në akademinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky konkurs ofron mundësinë e studimeve për oficer, me qëllim të përgatitjes profesionale dhe ushtarake të gjeneratave të reja që do t’i shërbejnë FSK-së dhe vendit.

Kushtet e konkursit janë publikuar më 12 gusht 2025 dhe mund të lexohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: https://mod.rks-gov.net/Page/16

“Për më shumë informata, kandidatët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit: 038-555584 5690 dhe 038-555584 5691 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing