Një peshkaqen mbi gjashtë metra i gjatë, u kap në brigjet e Kosta Rikës, duke habitur shkencëtarët me pamjen e tij të pazakontë. Ai ka një çrregullim pigmentimi që shkakton ngjyrosje të tepruar të verdhë ose të artë, i kombinuar me tipare të albinizmit, si sytë e bardhë.
Zakonisht, këta peshkaqenë janë ngjyrë kafe për t’u kamufluar, por ngjyra e ndritshme e këtij ekzemplari e bën më të cenueshëm ndaj grabitqarëve. Ky është rasti i parë i dokumentuar i cili ndodhë tek peshqit kërcorë në Karaibe.
Shkencëtarët mendojnë se mutacionet gjenetike ose dieta mund të jenë shkaqet dhe po bëjnë thirrje për studime të mëtejshme.