Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Coachella 2026 shpall line-up-in: Justin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G në krye të festivalit

Muzikë  |  17.09.2025 Ora 8:12   

Festivali i famshëm i muzikës dhe arteve, Coachella, do të mbahet më 10-12 prill dhe 17-19 prill 2026 në Kaliforni, duke sjellë një program të pasur për adhuruesit e muzikës nga e gjithë bota. Organizatorët kanë bërë të ditur se këtë vit, në krye të festivalit do të performojnë Sabrina Carpenter (e premte), Justin Bieber (e shtunë) dhe Karol G (e diel).

Pjesë e line-up-it janë gjithashtu artistë të njohur si Central Cee, David Byrne, The Strokes, Katseye, Teddy Swims, Addison Rae, Sexyy Red, The XX, Iggy Pop dhe Young Thug, duke premtuar një përzierje të stileve muzikore që shkojnë nga pop e hip hop deri tek rock-u alternativ.

Biletat për festival do të dalin në shitje më 19 shtator, në orën 11:00 të mëngjesit sipas kohës lokale të Kalifornisë, përmes faqes zyrtare dhe platformave të Coachella.

Coachella, i njohur për kombinimin e muzikës, modës dhe kulturës, mbetet një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në botë, të cilin çdo vit e ndjekin me miliona fansa, si në shkretëtirën e Kalifornisë ashtu edhe online.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing