Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Përparim Rama prezanton linjat e reja të autobusëve në kryeqytet dhe fshatra

Vendi  |  17.09.2025 Ora 9:31   

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar linjat e reja të autobusëve në kryeqytet. Po ashtu në të ashtuquajturën ndryshimi i madh, Rama prezantoi edhe linjat e autobusëve që do të lidhin fshatrat me kryeqytetin.

“Ndryshim i madh që ka ndodhur në kryeqytetet pra në transportin publik. Është një punë e madhe, tre vjeçare…zgjerimi i rrjetit të transportit publik tash sjellë linja në lagjet e Prishtinës ku deri më tani nuk ka pasë autobus. Pra kjo është një prej pikave kyçe, pikat ose zonat e kryeqytetit si Tasligjia, Velania, Bledi, Arbëria, Sofalia, lagjia Qëndresa, ni, Veterniku e Zllatari gjitha këto kanë me pasë autobus. Po ashtu me këtëme këtë transformim po i lidhim edhe fshatrat në kryeqytet si fshati Marec, Vitia e Marecit, Siqeva, Kolovica, Dyzi, Zllashi, Banabani, Nisheci, Llabjani, Slivova, Llajshefci, Shkabaj. Pra, të gjitha këto do të lidhen me kryeqytetin”, prezantoi Rama, duke shtuar se tashmë janë mbi 30 linja të ndryshme dhe 172 autobus duke theksuar edhe për sistemin e unifikuar  me biletat gjithëditore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing