Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Tesla është duke shqyrtuar ndryshimin e mekanizmit të hapjes së dyerve në raste emergjente, pas disa aksidenteve ku pasagjerët u bllokuan brenda automjeteve të përfshira nga flakët. Hetimet e Bloomberg zbuluan mbi 140 raste të raportuara ku njerëzit u ngecën në makinat Tesla për shkak të problemeve me dorezat e dyerve, disa prej të cilave përfunduan me pasoja tragjike.
Shefi i dizajnit të kompanisë, Franz von Holzhausen, tha se Tesla po punon për të kombinuar mekanizmin elektronik dhe manual të hapjes së derës në një buton të vetëm, në mënyrë që të shmangen situata paniku. Aktualisht, modelet Model S dhe X përdorin doreza që shtrihen dhe tërhiqen, ndërsa Model 3 dhe Y kanë doreza që dalin mekanikisht kur shtypen. Nëse sistemi dështon, hapja e derës bëhet vetëm nga brenda, përmes një butoni manual shpesh të vështirë për t’u gjetur.
Kritikët paralajmërojnë se vendndodhja e paqartë e këtyre butonave e bën shpëtimin të vështirë në raste aksidenti, sidomos për fëmijët ose pasagjerët që nuk janë të njohur me veturën. Për momentin mbetet e paqartë nëse Tesla do ta aplikojë këtë ndryshim vetëm në modelet e reja, apo do të ketë zgjidhje edhe për automjetet ekzistuese.