Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtari dhe kantautori britanik Harry Styles ka përfunduar me sukses Maratonën e Berlinit këtë të diel, duke arritur kohën prej 2 orë, 59 minuta e 13 sekonda.
Organizatorët e garës konfirmuan pjesëmarrjen e tij për Associated Press, ndërsa gazeta gjermane Der Tagesspiegel ishte e para që raportoi lajmin. Styles, 31 vjeç, u regjistrua me pseudonimin Sted Sarandos dhe mori pjesë mes mbi 55 mijë vrapuesve nga mbarë bota, në pistën që njihet gjerësisht si më e shpejta për maratona.
Një maratonë nën tre orë konsiderohet një arritje e veçantë për vrapuesit. Raportimet tregojnë se Styles ishte parë duke stërvitur në rrugët e Berlinit edhe ditë më parë.
Në finish, ai u fotografua me kampionin paralimpik britanik Richard Whitehead, i cili këtë vit ka nisur një sfidë personale për të përfunduar 20 maratona.
Harry Styles, që u bë i famshëm si pjesë e grupit One Direction, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme solo me albume që kanë kryesuar listat botërore, përfshirë hitin e tij me çmim Grammy, Watermelon Sugar.