Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Muzikanti amerikan John Forte u gjet i vdekur në shtëpinë e tij

Muzikë  |  14.01.2026 Ora 16:27   

Muzikanti amerikan i nominuar për çmimin Grammy, John Forte, i njohur për bashkëpunimet me grupin “Fugees” dhe “Refugee Camp All-Stars”, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare.

Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Chilmark, Massachusetts, më 11 janar. Policia lokale ka deklaruar se nuk ka shenja dhune dhe se rasti është dërguar për hetim tek mjeku ligjor i shtetit.

I lindur në New York, Forte u bë i njohur në fillim të viteve ’90 si bashkëpunëtor në albumin fitues të çmimit Grammy të Fugees, “The Score”, si dhe në albumin e nominuar për Grammy të Wyclef Jean, “The Carnival”. Ai publikoi edhe albume solo si “Poly Sci” dhe “I John”, duke bashkëpunuar me artistë të njohur, përfshirë Carly Simon.

Forte la pas gruan e tij, fotografe Lara Fuller, dhe dy fëmijë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing