Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jimmy Kimmel rikthehet në ekran pas polemikave

Bota  |  23.09.2025 Ora 8:18   

Emisioni “Jimmy Kimmel Live” do të rikthehet sot në televizionin ABC, pas ndërprerjes së papritur javën e kaluar. Lajmi u konfirmua nga kompania Disney, që është pronare e rrjetit.

Programi u ndërpre pas komenteve të Kimmelit mbi vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, të cilat u kritikuan nga qarqet konservatore si fyese dhe të pandjeshme. Disney deklaroi se pezullimi ishte bërë për të shmangur tensione të mëtejshme në një moment emocional për vendin, por pas diskutimeve me Kimmelin, u mor vendimi që ai të vazhdojë në ekran.

Vendimi për pezullimin shkaktoi reagime të shumta në publik dhe në botën e artit. Mbi njëqind yje të njohur, përfshirë Jennifer Aniston, Meryl Streep dhe Robert De Niro, nënshkruan një letër publike duke mbrojtur Kimmelin dhe duke e cilësuar pezullimin e tij si “një moment të errët për lirinë e fjalës”.

Jimmy Kimmel është pjesë e ekranit të ABC-së që nga viti 2003 dhe konsiderohet një nga figurat më të njohura të talk show-ve në SHBA.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing