Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit për muajin shtator 2025 është rritur me 4.7% krahasuar me shtatorin e vitit 2024.
Rritja e çmimeve është vërejtur kryesisht te grupet e konsumit si: pushimet e organizuara (23.1%), biletat e fluturimeve (22.5%), energjia elektrike (17.4%), kafeja, çaji dhe kakao (14.2%), si dhe produktet e mishit dhe qumështit.
Në anën tjetër, krahasuar me muajin gusht 2025, inflacioni mujor ka qenë -0.2%, që nënkupton një rënie të lehtë të çmimeve, veçanërisht për shkak të uljes së karburanteve dhe lubrifikantëve për pajisjet e transportit personal.
Megjithëse çmimet e naftës kanë rënë, shumica e produkteve ushqimore dhe shërbimeve vazhdojnë të mbeten të larta, duke reflektuar presionin e vazhdueshëm mbi buxhetin e familjeve kosovare.