Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në Virudhunagar, një qytet në juglindje të Indisë, mes tempujve të lashtë po zhvillohet një revolucion i heshtur teknologjik. Aty ku dikur dominonte bujqësia, sot dhjetëra kompani po trajnojnë modelet më të avancuara të inteligjencës artificiale (AI).
Një prej tyre është Mohan Kumar, i cili punon për kompaninë Desicrew. “Unë mbledh dhe etiketoj të dhëna për të trajnuar modelet e AI-së. Me kohën, ato bëhen të afta të njohin objekte dhe të marrin vendime vetë,” thotë ai.
Ky fenomen njihet si cloud farming — zhvendosja e punëve të teknologjisë nga qytetet e mëdha drejt zonave më të vogla, ku kostot janë më të ulëta dhe mundësitë më të barabarta. Kompani si Desicrew dhe NextWealth punësojnë mijëra persona në qytete të vogla, kryesisht gra, duke sjellë ndikim të madh ekonomik dhe social.
Sipas ekspertëve, çdo sistem i AI-së, nga ChatGPT e deri te njohja e fytyrës, kërkon të dhëna të përgatitura nga njerëz. Kjo e ka kthyer Indinë në një bazë të fuqishme të industrisë globale të inteligjencës artificiale.
Parashikimet thonë se brenda 3 deri në 5 vite, AI dhe “Generative AI” do të krijojnë rreth 100 milionë vende të reja pune vetëm në Indi.
Siç thotë një prej drejtuesve të kompanive: “Silicon Valley mund të krijojë motorët e AI-së, por energjia që i mban në punë vjen nga qytetet e vogla të Indisë.”