Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e anketës mbi mbeturinat e trajtuara gjatë vitit 2024, sipas së cilës në vend janë trajtuar dhe deponuar gjithsej 526 143 ton mbeturina. Kjo përfaqëson një rritje prej 1,5% krahasuar me vitin 2023, kur ishin trajtuar 518 592 ton.
Nga kjo sasi, 502 917 ton ose 95,6% janë mbeturina të deponuara – kryesisht nga ekonomitë familjare dhe aktivitetet e përditshme. 22 014 ton ose 4,2% janë mbeturina të ricikluara, ndërsa 1 212 ton ose 0,2% janë mbeturina të sterilizuara, që përfshijnë kryesisht mbeturina medicinale dhe spitalore.
Sa i përket përbërjes së mbeturinave të trajtuara, letër dhe karton përbëjnë 49,8%, metalet 28%, plastika 17%, ndërsa mbeturinat medicinale dhe spitalore 5,2%.
ASK bën të ditur se sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë e licencuara ka arritur në 502 917 ton, që është 2,6% më shumë se një vit më parë. Deponia sanitare në Prishtinë (Mirash) ka pranuar sasinë më të madhe – 190 513 ton, që përbën 37,9% të mbeturinave të deponuara në shkallë vendi.