Sipas EMSC, pak pas mesnatës në Jug të Shqipërisë janë regjistruar dy tërmete me magnitudë 3,9 dhe 4. Epiqendra ishte 16 km në jugperëndim të Çorovodës, me thellësi 2,5 km.
Lëkundjet u ndjenë në Elbasan, Berat dhe zonat përreth Skraparit, pa dëme materiale apo viktima të raportuara.