Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtarja braziliane Anitta ka fituar një vendim gjyqësor që rrëzon padinë ndaj saj për plagjiaturë në hitin e vitit 2023, “Funk Rave”.
Dy autorë këngësh, Giorgio Trovato dhe Giuseppe Di Caccamo Jr, kishin pretenduar se Anitta kishte kopjuar ritmin dhe refrenin e këngës së tyre të vitit 2006, Sácalo. Megjithatë, gjykatësi Moore e hodhi poshtë padinë, duke e quajtur “të paargumentuar dhe spekulative”.
Sipas vendimit, nuk ka asnjë provë që Anitta — e cila në atë kohë ishte vetëm 14 vjeç — të ketë dëgjuar ndonjëherë këngën në fjalë. Gjithashtu, gjykata theksoi se dy këngët nuk janë mjaftueshëm të ngjashme për të vazhduar me një proces gjyqësor për shkelje të të drejtave të autorit.