Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

25 destinacionet më të mira për vitin 2026

Bota  |  22.10.2025 Ora 8:03   
National Geographic ka publikuar listën “Best of the World 2026”, duke përzgjedhur 25 destinacione që duhen vizituar vitin e ardhshëm, sipas redaktorëve dhe eksploruesve të saj ndërkombëtarë.

Në mesin e destinacioneve të përzgjedhura janë qytete si Pittsburgh në SHBA, Medellín në Kolumbi, Rio de Janeiro në Brazil, Oulu në Finlandë, Guimarães në Portugali dhe Rabat në Marok.

Në kategori të tjera veçohen Dominika, e cila pritet të bëhet vendi i parë në botë me rezervat dedikuara balenave spermatike, si dhe Uluru në Australi, që do të lejojë vizitorët të qëndrojnë nën yje për herë të parë.

Ndërkohë, Oklahoma po përgatitet për 100-vjetorin e rrugës ikonike Route 66, ndërsa Maui dhe Fiji janë përfshirë për përpjekjet e tyre në turizëm të qëndrueshëm dhe rikuperim natyror.

Sipas National Geographic, lista synon të frymëzojë udhëtarët të zbulojnë kultura të reja, destinacione të nënvlerësuara dhe përvoja autentike në çdo kontinent.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing