Grupi Westlife ka pranuar se i detyrohet shumë Ed Sheeran, i cili ka shkruar disa nga këngët e tyre më të fundit, përfshirë Hello My Love dhe singlin e ri Chariot.
Shane Filan tha për Daily Star:
“Ed ka qenë me ne që nga ribashkimi ynë në 2019. Ka shkruar shumë këngë për ne dhe flet gjithmonë me dashuri për grupin.”
Anëtari Nicky Byrne shtoi se gjatë një takimi në Ipswich, Sheeran ishte shumë i entuziazmuar për këngën e re dhe i inkurajoi ata me fjalë pozitive.
Pa Mark Feehily (që po pushon për arsye shëndetësore), Shane, Nicky dhe Kian Egan do të performojnë më 27 dhe 28 tetor në Royal Albert Hall, të shoqëruar nga Royal Philharmonic Concert Orchestra, për të shënuar 25-vjetorin e grupit.
Gjatë karrierës së tyre që nisi në 1998, Westlife kanë arritur 36 albume në vendin e parë, 14 single nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbi 55 milionë disqe të shitura në mbarë botën.