Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shtatori 2025: 1,054 ndërmarrje të reja të regjistruara në Kosovë

Vendi  |  31.10.2025 Ora 8:33   

Gjatë muajit shtator 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1,054 ndërmarrje të reja, duke shënuar një rritje prej 5.8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, megjithëse krahasuar me gushtin 2025 është vërejtur një rënie prej 1.3%.

Aktivitetet më të preferuara për këtë muaj ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e mjeteve motorike, ndërtimtaria, prodhimi dhe informacioni dhe komunikimi. Mbi 99% e ndërmarrjeve të regjistruara janë mikro-ndërmarrje, ndërsa ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha përbënin një pjesë shumë të vogël.

Sa i përket shtrirjes gjeografike, regjioni i Prishtinës udhëhoqi me 486 ndërmarrje të reja, ndjekur nga Ferizaj me 125, Mitrovica me 118, Prizreni me 93, Peja me 88 dhe Gjakova dhe Gjilani me nga 72 secili.

Ky trend tregon një zhvillim pozitiv të aktiviteteve ekonomike dhe një rritje të interesit për sipërmarrësi në të gjithë vendin.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing