Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Luhatje të çmimeve të derivateve: qytetarët në Kosovë kërkojnë reflektim të uljeve nga tregjet ndërkombëtare

Vendi  |  03.11.2025 Ora 7:46   

Luhatjet në çmimet e derivateve në tregjet botërore po shkaktojnë shqetësime tek drejtuesit e automjeteve në Kosovë, të cilët thonë se uljet në bursa nuk po pasqyrohen ndjeshëm në tregun vendor.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, çmimet aktuale në vend janë: dizel nga 1.15 deri në 1.24 euro për litër dhe benzinë nga 1.16 deri në 1.25 euro. Ai thekson se çmimet janë ndikuar nga rritja mbi 5% e indeksit Crude Brent, pas sanksioneve amerikane ndaj kompanive ruse dhe rënies së rezervave të naftës në SHBA.

Në krahasim me rajonin, Maqedonia e Veriut mban çmime më të ulëta, ndërsa Shqipëria dhe Serbia rezultojnë ndër më të lartat. Nga Ministria e Industrisë dhe Dogana e Kosovës ende nuk ka pasur përgjigje lidhur me çmimet e importit apo kontrollin e marzhës së fitimit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing