Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

AUV ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia pas konfirmimit të gripit të shpezëve

Vendi  |  05.11.2025 Ora 7:37   
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV) ka njoftuar ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Italia, pas konfirmimit të pranisë së virusit Avian Influenza (HPAI–H5N1) në disa rajone të këtij shteti.

Sipas AUV-së, ndalimi vlen për zonat e infektuara në rajonet Emilia-Romagna dhe Lombardia, përveç rasteve kur produktet vijnë nga ferma të pa prekura brenda një rreze prej 50 kilometrash.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse.
AUV ka theksuar se po e monitoron situatën në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing