Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot mbahet nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTK

Vendi  |  07.11.2025 Ora 7:53   
Sot në orën 21:00 zhvillohet nata e dytë e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

Nata e parë u hap me performancën “Këngë Moj” nga kompozitori Musa Piperku, në interpretim të korit Siparantum dhe me dirigjimin e Memli Kelmendit, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në hapje të festivalit.

Në skenë u paraqitën 20 konkurrentë me zhanre të ndryshme, duke sjellë një mbrëmje të mbushur me energji, emocione dhe konkurrencë të fortë. Një moment i veçantë ishte homazhi për këngëtaren e ndjerë Violeta Rexhepagiqi, ndërsa nata u mbyll me interpretimin e përbashkët të këngës ikonike “Baresha”.

Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK do të vazhdojë edhe sonte, ku priten surpriza dhe performanca të reja nga artistët pjesëmarrës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing