Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Elon Musk drejt statusit të parë si trilioner në botë - Tesla miraton paketën gjigante të pagës

Auto  |  07.11.2025 Ora 8:11   

Aksionarët e Teslës kanë miratuar një pako pagese që mund ta bëjë CEO-n e kompanisë, Elon Musk, njeriun e parë trilioner në botë.
Më shumë se 75% e aksionarëve votuan në favor të marrëveshjes, e cila i jep Muskut të drejtën për të marrë deri në 423.7 milionë aksione shtesë gjatë 10 viteve të ardhshme.

Vlera e mundshme e këtij kompensimi mund të arrijë në 1 trilion dollarë, nëse Tesla arrin një vlerë tregu prej 8.5 trilionë dollarësh.
Musk tha se pakoja nuk ka të bëjë me pasuri personale, por me ruajtjen e kontrollit dhe ndikimit në drejtimin e kompanisë. Ai theksoi se fokusi i Teslës po zhvendoset nga veturat elektrike drejt robotëve humanoidë dhe teknologjisë së vetëdrejtimit, të cilat sipas tij do të jenë “produktet më të mëdha të të gjitha kohërave”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing