Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktorja britanike Hayley Atwell, e njohur për rolin e saj si Agent Peggy Carter në universin Marvel, do të bashkohet me Gerard Butler në thrillerin e ri Empire City.
Filmi tregon historinë e Rhett, një zjarrfikës në Nju Jork që përpiqet të shpëtojë pengje gjatë një krize të rrezikshme në ndërtesën Clybourn. Atwell do të luajë bashkëshorten e tij, Dani, një oficere policie që përfshihet në misionin e shpëtimit përkrah tij.
Regjinë e mban Michael Matthews (Love & Monsters), ndërsa skenarin Brian Tucker dhe S. Craig Zahler.
Xhirimet pritet të nisin këtë muaj, ndërsa shpërndarja e filmit do të konfirmohet së shpejti në American Film Market.
Empire City pritet të jetë një nga thriller-at më të kërkuar të vitit, duke bashkuar dy aktorë me karrierë të pasur dhe energji të fuqishme në ekran.