Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tensionet mbi Tajvanin godasin aksionet japoneze

Bota  |  17.11.2025 Ora 8:13   

Aksionet japoneze në sektorin e turizmit dhe shitjes me pakicë ranë ndjeshëm të hënën pasi Kina paralajmëroi qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Japoni. Rënia e aksioneve pasoi deklaratat e kryeministres japoneze Sanae Takaichi, e cila sugjeroi se Tokio mund të ndërmarrë veprime ushtarake në rast të një sulmi kinez mbi Tajvan.

Rënia më e madhe u pa tek zinxhirët e dyqaneve të mëdha, ku kompania prindër e Mitsukoshi dhe Isetan ra afër 12%. Marka të tjera të njohura, përfshirë kompaninë e kozmetikës Shiseido, ranë gjithashtu ndjeshëm. Kompanitë Takashimaya dhe Uniqlo panë rënie mbi 5%, ndërsa linjat ajrore Japan Airlines dhe ANA Holdings ishin gjithashtu në humbje. Aksionet e kompanisë së parkut tematik Oriental Land, e cila menaxhon Tokyo Disney Resort, u ulën 5.8%.

Përveç turizmit, Kina paralajmëroi edhe studentët e saj që studiojnë në Japoni për rreziqet e mundshme dhe ofroi rimbursime për fluturimet drejt vendit. Vitin e kaluar mbi 100,000 studentë kinezë ishin regjistruar në institucione japoneze.

Ky tension mes Tokios dhe Pekinit ka thelluar shqetësimet në Japoni mbi sigurinë dhe rolin e vendit në mbrojtjen e Tajvanit. Sipas ligjit të sigurisë japoneze të vitit 2015, përdorimi i forcës kundër aleatëve mund të konsiderohet një kërcënim ekzistencial, duke lejuar reagimin e forcave të vetëmbrojtjes.

Negociatat mes zyrtarëve kinezë dhe japonezë pritet të zhvillohen të martën, ndërsa opinionet publike në Japoni janë të ndara për mënyrën se si vendi duhet të veprojë në rast sulmi mbi Tajvan. Pekini e konsideron Tajvanin si një provincë që duhet të ribashkohet, ndërsa shumica e taivanezëve favorizojnë ruajtjen e status quo-së, pa shpallur pavarësi apo bashkim me Kinën.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing