Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi i tretë i serisë “Now You See Me”, me titullin “Now You See Me: Now You Don’t”, u bë hit këtë fundjavë në kinema, duke fituar 21.3 milionë dollarë në SHBA. Filmi i tij paraprak në 2013 nisi me mbi 29 milionë, ndërsa pjesa e dytë në 2016 nisi me 22 milionë. Analistët e Box Office-it pohojnë se suksesi i këtij filmi është ndihmuar nga marketingu inteligjent dhe nga promovimet në rrjetet sociale, që tërheqën kryesisht audiencën femërore.
Pas tij renditet “The Running Man” me 17 milionë dollarë të fituar, një adaptim i Stephen King, dhe më pas “Predator: Badlands”, që shënoi 13 milionë, një rënie 68% nga premiera e saj rekord prej 40 milionë dollarësh.
Analistët parashikojnë një rimëkëmbje të industrisë me ardhjen e filmave të mëdhenj të Festave të Fundvitit, si “Wicked: For Good”, i cili mund të fitojë deri 180 milionë, si dhe premierat e filmit “Zootopia 2” dhe horrorit “Five Nights at Freddy’s 2”. Projekcionet për Dhjetorin përfshijnë edhe “Avatar: Fire and Ice”, “Marty Supreme”, “Anaconda” dhe “Song Sung Blue”, duke parashikuar një gjashtëjavësh të ngarkuar dhe rikthim të madh të shitjeve pas një vjeshte më të qetë.