Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa zona pas reshjeve të dendura dje

Vendi  |  19.11.2025 Ora 7:46   

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar turbullira të larta në kanalin Ibër-Lepenc, duke nxjerrë jashtë funksionit Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj.

Si pasojë, disa zona do të mbesin pa furnizim me ujë deri në normalizimin e situatës. Zonat e prekura janë:

  • Fushë Kosova

  • Drenasi

  • Obiliqi

  • Një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë

KRU “Prishtina” ka njoftuar gjithashtu se mund të ketë reduktime të furnizimit edhe në disa pjesë të tjera të kryeqytetit.

Ekipet teknike janë në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme. Furnizimi me ujë do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing