Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një hap historik për muzikën shqiptare u realizua me krijimin e Sirës, këngëtares së parë shqiptare të krijuar plotësisht me inteligjencë artificiale. Projekti i FloridVFX dhe Ghost Records kombinon teknologjinë dhe artin, duke dhënë një eksperiencë unike: zërin, performancën vizuale dhe videot muzikore të Sirës janë të gjitha produkt i algoritmeve dhe databazave të zërit.
Sira nuk ka trup fizik dhe nuk ndjek biografinë e zakonshme të një artisti, por synon të kënaqë publikun shqiptar, si në Shqipëri, ashtu edhe në diasporë. Ky projekt e vendos muzikën shqiptare në nivelin e artistëve virtualë globalë dhe shënon një kapitull të ri për tregun muzikor lokal.
Me lindjen e Sirës, muzika shqiptare zyrtarisht hyn në dimensionin e inteligjencës artificiale, duke ofruar një mënyrë të re të përjetimit të artit muzikor.