Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rriten rastet e dhunës në familje dhe përdorimit të substancave psikotrope në vend

Vendi  |  04.12.2025 Ora 7:54   

Dhuna në familje vazhdon të jetë ndër sfidat më të mëdha sociale në vend. Sipas të dhënave të prezantuara në kuadër të “Javës së Viktimave të Krimit”, gjatë periudhës janar–shtator 2025 janë regjistruar mbi 700 kallëzime penale dhe më shumë se 400 aktgjykime të lidhura me këtë fenomen.

Zyrat për mbrojtjen e viktimave raportojnë se nga 772 raste të trajtuara, 703 lidhen me dhunë në familje. Institucionet theksojnë se përdorimi i drogës dhe alkoolit mbetet shkaktari kryesor i rasteve, ndërsa është vërejtur rritje e përdorimit të substancave psikotrope edhe tek fëmijët e moshës 12–13 vjeç.

Diskutimet kërkuan bashkëpunim më të gjerë institucional për parandalim dhe trajtim më efikas të rasteve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing