Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Arrestohet aktori i “Emily in Paris” në Japoni

Film  |  08.12.2025 Ora 17:10   

Aktori amerikan Jeremy O. Harris, i njohur për rolin e tij si Grégory Elliott Dupree në serialin e Netflix Emily in Paris, u arrestua në Japoni për 18 ditë nën dyshimin se po përpiqej të sillte droga të paligjshme në vend.

Harris, 36 vjeç, u ndalua në aeroportin Naha, në ishullin Okinawa, ku oficerët e doganës dyshojnë se gjetën 0.78 gramë kristale që përmbanin MDMA sintetike në çantën e tij, sipas Reuters. Akuzat u ngritën më 4 dhjetor.

Përveç karrierës së tij si aktor, Harris është dramaturg i njohur. Ai shkroi dramën Slave Play, e shfaqur në Broadway në vitin 2019, dhe fitoi 12 nominime për çmimin Tony – rekordi më i madh për një dramë jo-musical në atë kohë.

Si aktor, ai është parë gjithashtu në versionin e ri të Gossip Girl dhe What We Do in the Shadows. Ndërkohë, Netflix ka publikuar trailerin e sezonit të pestë të Emily in Paris, ku protagoniste Lily Collins do të çojë aventurën e Emily Cooper nga Parisi drejt Romës, me më shumë dramë, romancë dhe sfida profesionale.

Sezoni i ri tregon Emily-n duke marrë drejtimin e zyrës së re të Agence Grateau në Romë, përballë një tregu të panjohur dhe dinamika të reja pune, duke u përpjekur të mbajë balancën mes suksesit profesional dhe jetës personale.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing