Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Traileri I filmi “A Quiet Place Part 2” vjen me 01 janar (VIDEO)

Film  |  19.12.2019 Ora 14:05   
Filmi “A Quiet Place” ishte një film horror I përgjumur, një hit I vitit 2018, duke arritur që të arkëtoj rreth 340 milionë dollar, përkundër kostos së realizimit që ishte vetëm 17 milionë dollar.

Një film I cili u ndërtua I tëri në qetësi, ku zhurma e vogël, tërhjek disa “alien” të cilët vrasin. Ngjarja dhe përfundimi i këtij filmi ka lënë pikëpyetje se ai do të ketë një pjesë të dytë dhe kështu ndodhi. Një trailer I shkurtër vetëm 30 sekonda është lansuar online, për të kujtuar pak se si mund të duket pjesa e dytë e këtij filmi, por është bërë e ditur se traileri zyrtar I gjatë do të lansohet pikërisht më 01 janar.

Emily Blunt reprizon rolin e saj si Evelyn Abbott, e cila shihet duke ecur ndërmjet pyllit, bashkë me fëmijët e saj Regan rol I luajtur nga Millicent Simmonds dhe Marcus, rol I luajtur nga Noah Jupe. Nuk dihet shumë rreth filmit të ri, mirëpo dihet se John Krasinski do të jetë sërish skenaristi dhe regjisori ndërsa të ri në këtë film jan aktorët Cillian Murphy dhe Djimon Housou.

Filmi do të lansohet në kinema në mbarë botën me datën 20 mars 2020. /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing