Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Idris Elba paralajmëron tërheqjen nga aktrimi: Kjo është arsyeja

Film  |  12.12.2025 Ora 16:49   

Aktori britanik Idris Elba ka zbuluar se në të ardhmen planifikon të heqë dorë nga aktrimi, për t’u përqendruar plotësisht te puna si regjisor. Lajmin ai e bëri të ditur gjatë një seance pyetje-përgjigje në Festivalin Ndërkombëtar në Arabinë Saudite për filmin e tij të shkurtër “Dust To Dreams”, projekti i tij i parë regjisorial që nga “Yardie” i vitit 2018.

“Shpresoj që fansat e mi të mos jenë të zemëruar me mua. Më pëlqen ende aktrimi, por regjia më lejon të tregoj pak ‘muskuj’ të ndryshëm dhe të jem pjesë e sheshxhirimit në një mënyrë tjetër,” tha 53-vjeçari.

Elba gjithashtu foli shkurtimisht për filmin e tij të ardhshëm si regjisor, “This Is How It Goes”, bazuar në dramën e Neil LaBute të vitit 2005, dhe mohoi spekulimet se mund të zgjidhej si James Bond i ardhshëm. Aktori theksoi se, edhe pse po mendon të largohet nga aktrimi, e konsideron aktrimin një privilegj dhe një përvojë të këndshme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing