Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
E ardhmja e Juventusit mund të lidhet së shpejti me Arabinë Saudite, pasi raportohet se John Elkann po krijon mundësitë për hyrjen e princit saudit Mohammed bin Salman si investitor në klub. Kontaktet e fundit mes palëve kanë fokus kryesor në projektin J Medical, i cili synon të mbështesë krijimin e infrastrukturës mjekësore dhe trajnimin e stafit në modelin e qendrës së Torinos.
Ky bashkëpunim mund të hapë rrugën për investime më të mëdha në Juventus dhe të rrisë tërheqjen e klubit për kapital ndërkombëtar, edhe pse Elkann ka mohuar largimin e plotë nga klubi. Hyrja e bin Salman pritet të ndikojë jo vetëm në aspektin financiar, por edhe të shkaktojë debate që shkojnë përtej fushës së futbollit.