Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ja kush do të jenë prezantues të Festivalit të Këngës në RTSh

Muzikë  |  17.12.2025 Ora 17:06   

Sonte hapet zyrtarisht nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSh, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në vend. Katër netë radhazi, më 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor, do të sjellin për publikun 28 këngë konkurruese.

Moderatorë të këtij viti janë Arilena Ara dhe Salsano Rrapi, sipas raportimeve të Pop Art Media. Nga provat e zhvilluara, janë zbuluar edhe pamjet e para nga skena dhe skenografia e festivalit.

Arilena Ara shfaqet me një fustan të bardhë elegant, me dizajn që thekson linjat e saj dhe detaje me gurë që i japin veshjes një prekje glamuroze. Ndërsa Salsano Rrapi ka zgjedhur një paraqitje klasike dhe formale, me kostum të zi, këmishë të bardhë dhe papion, duke ruajtur stilin tradicional të një mbrëmjeje gala.

Publiku pritet të shijojë performancat e 28 konkurrentëve, ndërsa mbetet për t’u parë se cili do të triumfojë këtë vit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing