Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë financiare prej 90 miliardë eurosh, në formë huaje pa interes, për të mbështetur ekonominë dhe mbrojtjen e Ukrainës deri në vitin 2027. Marrëveshja u arrit pas negociatave intensive mes 27 shteteve anëtare të BE-së.
Edhe pse nuk pati dakordim të plotë për përdorimin e drejtpërdrejtë të aseteve shtetërore ruse të ngrira, kompromisi parashikon që Ukraina të mos e shlyejë huanë deri në përfundimin e luftës, ndërsa BE-ja ruan të drejtën për të përdorur këto asete në të ardhmen.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshëndeti vendimin, duke e cilësuar si garanci financiare për vitet e ardhshme dhe si faktor që forcon pozitën e Ukrainës edhe në negociatat ndërkombëtare.
Sipas vlerësimeve të FMN-së, Ukraina do të përballej me një mungesë financiare rreth 160 miliardë dollarë në dy vitet e ardhshme, ndërsa BE-ja synon të mbulojë rreth dy të tretat e këtij hendeku përmes kësaj marrëveshjeje.