Leonardo DiCaprio ka zbuluar se nuk e ka parë kurrë filmin e tij legjendar Titanic (1997), pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm që ky projekt solli në karrierën e tij.
Në një bisedë me Jennifer Lawrence për rubrikën Actors on Actors nga Variety dhe CNN, aktori 51-vjeçar u pyet nëse e kishte rishikuar ndonjëherë filmin. “Jo. Nuk e kam parë kurrë,” u përgjigj DiCaprio, duke shtuar se zakonisht nuk i shikon filmat e tij.
Lawrence e inkurajoi ta shihte, duke thënë se “do ta shijonte shumë tani, sepse është aq i mirë”. Megjithatë, DiCaprio përsëriti se nuk ka zakon të rikthehet te projektet e tij, një qëndrim që e ka shprehur edhe më herët në intervista.