Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tregu i makinave luksoze në SHBA hyn në fazë “zgjerimi të fuqishëm”, parashikon studimi

Auto  |  22.12.2025 Ora 16:45   
Tregu i makinave luksoze dhe ekzotike në Shtetet e Bashkuara, aktualisht i vlerësuar rreth 110 miliardë dollarë, pritet të përjetojë një rritje të ndjeshme në dekadën e ardhshme, duke arritur vlerën 180–215 miliardë dollarë deri në vitin 2035.

Kështu thuhet në një studim të përbashkët të Boston Consulting Group dhe duPont Registry Group, i cili thekson se kërkesa për automjete me çmime të larta po nxit zgjerimin e shpejtë të këtij segmenti.

Sipas raportit, segmenti i makinave me çmime nga 100 mijë deri në 170 mijë dollarë do të shënojë rritjen më të shpejtë, me shitje vjetore që pritet të rriten me 6–8 për qind. Ndërkohë, automjetet ultra-luksoze mbi këtë nivel çmimi do të vazhdojnë të rriten, por me një ritëm më të moderuar.

Një faktor i rëndësishëm në këtë zgjerim është edhe tregu i makinave luksoze të përdorura, i cili pritet të rritet më shpejt sesa ai i makinave të reja, falë ruajtjes së vlerës dhe jetëgjatësisë së këtyre automjeteve.

Raporti vë në dukje gjithashtu ndryshimin e profilit të blerësve: Millennialët dhe Gen Z po ndikojnë gjithnjë e më shumë tregun, duke u mbështetur kryesisht në kërkime online dhe duke treguar më pak besnikëri ndaj markave tradicionale.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing