Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kina ndalon dorezat e fshehura të dyerve në makina për arsye sigurie

Auto  |  03.02.2026 Ora 7:46   

Kina ka vendosur të ndalojë përdorimin e dorezave të fshehura të dyerve në të gjitha makinat që shiten në vend, duke u bërë shteti i parë në botë që targeton këtë dizajn për arsye sigurie.

Vendimi, i shpallur nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, kërkon që çdo automjet të ketë mekanizma mekanikë hapjeje të dyerve, të dukshëm dhe të lehtë për t’u përdorur, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.

Dorezat e fshehura u bënë të njohura kryesisht nga Tesla, por janë adoptuar edhe nga prodhues të tjerë të makinave elektrike në Kinë, përfshirë Xiaomi dhe Aion. Autoritetet kineze theksojnë se këto doreza kanë krijuar probleme serioze në raste aksidentesh, pasi shpesh nuk hapen dot pas një përplasjeje ose zjarri.

Vendimi vjen pas një sërë raportimesh dhe hetimesh, si në Kinë ashtu edhe ndërkombëtarisht, ku pasagjerë janë bllokuar brenda automjeteve për shkak të dështimit të dorezave elektronike.

Rregullorja nuk përmend asnjë kompani specifike, por synon rritjen e standardeve të sigurisë për të gjithë industrinë automobilistike në vend.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing