Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjiganti automobilistik Volkswagen po shqyrton një plan të madh ristrukturimi që mund të përfshijë largimin e deri në 100,000 punonjësve në vitet e ardhshme, rreth 15% të fuqisë së tij globale të punës.
Sipas raportimeve, kompania po planifikon edhe mbylljen e katër fabrikave në Gjermani, si dhe ulje të investimeve për 15% gjatë pesë viteve të ardhshme.
Volkswagen, që zotëron edhe marka si Audi dhe Porsche, përballet me presion në tregun global, përfshirë konkurrencën e makinave elektrike dhe tarifat e reja ndërkombëtare.
Sindikata të punëtorëve në Gjermani kanë paralajmëruar kundërshtim të fortë ndaj çdo shkurtime masive.