Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Audi ka hyrë zyrtarisht në sezonin e festave me një video të veçantë në Instagram, ku riimagjinon Rudolphin me hundë të kuqe, duke e zëvendësuar me vetura që lëvizin nëpër dëborë. Klipi i titulluar “Lojë për festat, sipas mënyrës së Audi” paraqet versione miniaturë të disa prej modeleve më ikonike të markës.
Videoja nis me Audi Q8, të cilit i bashkohen modele si RS6 Avant, RS3 dhe A6 E-Tron, ndërsa finalja sjell së bashku edhe veturat legjendare të garave si Dakar, Quattro origjinal dhe R10 TDI.