Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mot i ftohtë në mëngjes, reshje gjatë ditës

Klima  |  09.01.2026 Ora 9:57   
Sot parashihet mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit, i shoqëruar me acar të fortë. Gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, me mundësi për reshje të izoluara bore ose shqote.
 
Në orët e vona të pasdites, e sidomos gjatë mbrëmjes, parashihet intensifikim i reshjeve, kryesisht në formë shiu. Megjithatë, në intervale të caktuara dhe lokalisht, nuk përjashtohen reshje të përziera dimërore, si shi i ngrirë, shqotë dhe borë. Në Rrafshin e Dukagjinit ekziston mundësia e paraqitjes së vetëtimave dhe bubullimave.
 
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi, herë pas here e fuqishme, veçanërisht në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi që pritet të arrijë nga 17 deri në 58 km/h.
 
Temperaturat do të shënojnë rritje gjatë ditës, me vlerat minimale që do të lëvizin nga -11 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 2 deri në 6 gradë Celsius.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Klima

Marketing