Së shpejti do të mjaftojë një pikë gjak për të diagnostikuar Alzheimerin.
Sipas teknikës së përshkruar në revistën shkencore Nature Medicine, një pikë gjaku nga gishti do të lihet të thahet e më pas të analizohet, duke sjellë një saktësi, të paktën deri tani në testet laboratorike mbi 337 vullnetarë, deri në 86%.
Grupet kërkimore italiane kanë kryer studime dhe eksperimente në laborator që kanë rezultuar të suksesshme, por do të duhet ende kohë për përdorim klinik masiv.
Rezulton se edhe me analizat tradicionale aktuale, saktësia është po në të njëjtin nivel. Në këtë rast metoda është më e thjeshtë dhe më e shpejtë, dhe treguesi i ndryshimit të vlerave që përkojnë me sëmundjen e Alzheimerit në lëngun e shtyllës kurrizore, edhe në rastin e marrjes së vetëm një pike gjaku, është plotësisht i saktë.
Alzheimeri është një sëmundje që prek trurin, duke dëmtuar kujtesën, të menduarit, të nxënit dhe aftësitë organizuese të njeriut.