Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zbulohen mbetje mortore në Gjakovë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

Vendi  |  09.01.2026 Ora 10:33   
Ekipet policore, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe njësitet e tjera kompetente, kanë hasur në mbetje eshtërore në territorin e komunës së Gjakovës.

Në raportin e policisë së Kosovës thuhet se dyshohet se mbetjet eshtërore i përkasin së paku një individi, i cili figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, në periudhën 1998–1999.

Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja dhe janë dërguar për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore, me qëllim të identifikimit të viktimës.

“Gjakovë / 1998-1999.  Ekipet policore në koordinim me IML-në dhe njesitet tjera kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi-personi, që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore”, thuhet në raportin e policisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing