Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, Kosova vazhdon të ketë një varësi shumë të theksuar nga importi, duke u renditur ndër vendet me raportin më të pafavorshëm import–eksport në Evropë.
Analiza për periudhën 2015–2025 tregon se importet kanë shënuar rritje të vazhdueshme, duke arritur në rreth 7 miliardë euro në vitin 2025, ndërsa eksportet kanë mbetur dukshëm më të ulëta, nën 1 miliard euro. Si pasojë, deficiti tregtar është thelluar në një nivel rekord prej rreth 6.1 miliardë euro.
Sipas GAP-it, pas vitit 2020 vërehet një përkeqësim i mëtejmë i bilancit tregtar, si pasojë e kapaciteteve të kufizuara prodhuese dhe konkurruese, si dhe varësisë së lartë nga mallrat e importuara.
Vetëm në periudhën janar–tetor 2025, raporti import–eksport ishte 7.8 euro import për çdo 1 euro eksport, dukshëm më i pafavorshëm krahasuar me vendet e rajonit dhe Bashkimin Evropian. Instituti GAP vlerëson se kjo situatë kërkon politika zhvillimore më aktive, rritje të prodhimit vendor, mbështetje për eksportuesit dhe tërheqje të investimeve në sektorë me vlerë të shtuar, për të siguruar zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.