Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjatë muajit nëntor 2025 janë regjistruar gjithsej 2 184 lindje, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 1 107 kanë qenë meshkuj, ndërsa 1 077 femra.
ASK bën të ditur se krahasuar me muajin tetor 2025, numri i lindjeve në muajin nëntor ka shënuar rënie prej rreth 3.7 për qind, duke reflektuar një trend të lehtë rënës të natalitetit për këtë periudhë.
Këto të dhëna janë publikuar në raportin mujor të ASK-së për statistikat e lindjeve.