Pas më pak se 18 muajsh nga tërheqja e shpallur pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk, ish-kampioni i botës në peshat e rënda Tyson Fury ka konfirmuar rikthimin në ring.
Sipas Ring Magazine, Fury do të përballet më 11 prill me boksierin rus që jeton në Kanada, Arslanbek Makhmudov, në një spektakël të peshave të rënda që do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix – duke u bërë eventi i parë i boksit i transmetuar live nga kjo platformë në Britani.
Ky do të jetë rikthimi i parë i Furyt në një ndeshje në shtëpi pas gati katër vitesh. “Zemra ime ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në boks. Asi është rikthyer”, deklaroi ai.
Makhmudov, 34 vjeç, ka një rekord prej 21 fitoresh (19 me nokaut) dhe vetëm dy humbje, ndaj Agit Kabayel (2023) dhe Guido Vianello (2024).