Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

India përballet me krizën e kafshimeve nga gjarpërinjtë: 50,000 vdekje çdo vit

Bota  |  03.02.2026 Ora 7:51   
India regjistron rreth 50,000 vdekje çdo vit nga kafshimet e gjarpërinjve, duke përbërë rreth gjysmën e vdekjeve globale. Problemi prek kryesisht komunitetet rurale dhe punëtorët e fermave, ku qasja e vonuar te antivenomi shpesh çon në amputime dhe komplikacione serioze.

Sipas një raporti të fundit nga Global Snakebite Taskforce (GST), 99% e punonjësve të shëndetësisë në Indi përballen me sfida në administrimin e antivenomit për shkak të mungesës së trajnimeve dhe infrastrukturës së dobët. Përveç “katër gjarpërinjve të mëdhenj” për të cilët ekziston antivenom, dhjetëra specie të tjera helmues nuk kanë trajtim specifik.

Në 2024, qeveria indiane lansoi National Action Plan for Prevention and Control of Snakebite Envenoming (NAPSE) me qëllim uljen e vdekjeve nga kafshimet e gjarpërinjve për 50% deri në 2030, përmes trajnimit, përmirësimit të furnizimeve me antivenom dhe fushatave të ndërgjegjësimit publik. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se implementimi është ende i paplotë dhe çdo vonesë mund të jetë fatale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing