Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtarja britanike Raye ka folur hapur për urrejtjen dhe kritikat që ka marrë, duke u krahasuar me tragjedinë e Amy Winehouse, ikonës së Back to Black, e cila vdiq nga helmimi me alkool në 2011, në moshën 27-vjeçare.
Në një intervistë për ELLE UK, 28-vjeçarja tha se Winehouse ishte një nga inspirimet e saj më të mëdha dhe se të dyja kishin ndjekur influenca muzikore të ngjashme, si Dinah Washington, Ella Fitzgerald dhe Sarah Vaughan. Raye shtoi se kritikat e ashpra që ajo ka marrë gjatë karrierës i duken të njëjta me “urrejtjen e keqe” që Winehouse përjetoi.
“Unë nuk them që kam kaluar një të qindën e asaj që ajo kaloi, por buron nga i njëjti vend,” tha Raye, duke theksuar se sulmet e papushueshme mund të kenë ndikuar në fatin tragjik të këngëtares.