Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Niall Horan përfundon albumin e tij të katërt solo

Muzikë  |  26.02.2026 Ora 9:47   

Niall Horan ka përfunduar punën mbi albumin e tij të katërt solo, pas paralajmërimeve se shpreson ta publikojë gjatë këtij viti.

Ish-anëtari i One Direction ndau në X disa video dhe foto nga ditët e regjistrimit, duke njoftuar thjesht: "Albumi ËSHTË GATI."

Horan shpjegoi se aktualisht po përfundon disa pjesë vokale dhe detaje që nuk e kënaqnin plotësisht, por se muzikën do ta publikojë gjatë këtij viti dhe është shumë i emocionuar për të.

Ky do të jetë pasardhësi i albumit të tij të fundit, The Show (2023). Albumi i parë solo i Horan, Flicker (2017), arriti numrin tre në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa Heartbreak Weather (2020) dhe The Show arritën majat e listave.

Së fundmi, Niall publikoi këngën Drive Safe në bashkëpunim me Myles Smith.

Myles shtoi se bashkëpunimi me Niall ishte i veçantë: "Ai ka një instinkt të natyrshëm për meloditë dhe shpejt u bë një mik i ngushtë. Miqësia jonë formoi këngën dhe shpresoj që kjo ndihet në çdo rresht."

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing