Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sean ‘Diddy’ Combs pritet të lirohet nga burgu më 25 prill 2028

Muzikë  |  03.03.2026 Ora 14:16   

Sean 'Diddy' Combs pritet të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët se sa ishte planifikuar.

Sipas Page Six, data e lirimit të tij është shtyrë nga 4 qershor 2028 në 25 prill 2028, sipas Byrosë Federale të Burgjeve.

Vendimi vjen pasi Combs u pranua në një program rehabilitimi për abuzim me drogën në nëntor, gjë që mund të ketë ndikuar në shkurtimin e dënimit.

Ish-ikona e muzikës po vuan dënimin në Institutin Korrektues Federal Fort Dix në Nju Xhersi. Fillimisht, në nëntor të vitit të kaluar, dënimi i tij ishte zgjatur pas pretendimeve për shkelje të rregullave të burgut.

Data e re e lirimit vjen ndërsa ai ka apeluar dënimin katërvjeçar në dhjetor, me avokatët që kërkojnë lirimin e menjëhershëm ose ulje të dënimit. Prokurorët iu kundërvunë kërkesës në shkurt.

Combs ndodhet në burg që nga arrestimi në shtator 2024 dhe u shpall fajtor për dy akuza që lidhen me transportim për prostitucion, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzat e tjera.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing