Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Eventi, i organizuar nga podcasti Her Best Life, do të mbledhë rreth 300 pjesëmarrëse dhe do të zhvillohet në një hotel pesë-yje pranë plazhit Coogee. Çmimet e biletave fillojnë nga rreth 1,400 paund për person, ndërsa paketat VIP arrijnë deri në rreth 1,700 paund dhe përfshijnë ulëse në rreshtin e parë dhe fotografi me Dukeshën.
Gjatë eventit do të organizohen aktivitete të ndryshme për mirëqenie dhe motivim, përfshirë joga, meditim, diskutime me psikologë dhe një darkë gala ku Meghan do të mbajë një bisedë të hapur me të ftuarat.
Retreat-i përkon me vizitën e Meghan dhe bashkëshortit të saj Prince Harry në Australi, shtatë vjet pas turneut të tyre të parë në vend në vitin 2018.